Abrëria shënon fitore minimale ndaj Besës

Pas katër humbjeve radhazi, Arbëria e ka gjetur rrugën e fitoreve, duke e mposhtur Besën me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lutfi Bilalli në minutën e 75’, për t’ia dhënë fitoren Arbërisë.

Pas kësaj fitoreje Arbëria pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Kurse, Besa në vendin e fundit me gjashtë pikë.