Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut i kërkuar nga Interpol arrestohet në Prishtinë

Një person i cili ishte në kërkim nga Interpol është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti për persona të arratisur Fast Kosova, në bashkëpunim me njësinë special, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol, është arrestuar i arratisuri, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth të arrestuarit.