Shpëtim Duro trajner i ri i KF Drita

Kampioni në fuqi i futbollit në Kosovë, KF Drita ka nënshkruar marrëveshje 1 vjeçare me trajnerin e mirënjohur nga Shqipëria, Shpëtim Duro.

Klubi nga Gjilani që nga java e kaluar është pa trajner, pas dorëheqjes së Bekim Isufit.

Kampioni i vitit të kaluar, KF Drita e ka nisur këtë sezon me rezultate të dobëta duke shënuar vetëm 1 fitore kundrejt 4 humbjeve tjera në 5 javët e para të kampionatit dhe tani ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë.

“Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro. Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi. Na priftë e mbara”, ka shkruar KF Drita në faqen zyrtare në Facebook.

Trajneri Duro në të kaluarën ka drejtuar klube të njohur shqiptare si Partizanin e Tiranës, Flamurtarin e Vlorës, Vllazninë e Shkodrës, Skënderbeun e Korçës e Shkëndijën e Tetovës.

Kjo është hera e parë që Duro do të drejtojë një skuadër nga Kosova.

Shpetim Duro nenshkruan per KF Drita Foto: KF Drita
Shpetim Duro nenshkruan per KF Drita Foto: KF Drita

17 Shtator 2018 - 19:21

Taulant Osmani 17/09/2018 - 19:21
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend