Foto: FFK

Superliga pritet të nisë në këtë vikend thotë Eroll Salihu

Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë, ishin paraparë që të fillonin më 12 shtator, por është shtyrë së paku për një javë.

Sezoni 2020/2021, pritet të nisë më 19 shtator ditë e shtunë, në Superligë, Ligën e Parë dhe ligat tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit, Eroll Salihu, në një bisedë për KALLXO.com, ka treguar se gjatë ditës së nesërme do të ketë një takim mes FFK-së, dhe institucioneve përgjegjëse të shtetit për ta diskutuar fillimin e sezonit.

Salihu ka thënë se ka sinjale pozitive se në këtë vikend të nisë futbolli në të gjitha ligat e futbollit në Kosovë për sezonin 2020/2021.

“Sipas fjalëve që i kemi pasur kemi menduar që sot, por e kem lanë për nesër. Nesër përgjigja është pozitive sipas indiceve, por vendimi duhet me u marrë nesër. Nesër merret vendimi që me nisë të gjitha ligat, por del edhe një manual se çka duhet me iu përmbajt cilave rregullave”, ka treguar Eroll Salihu për KALLXO.com.