FOTO: Zjarr në Hajvali

Zjarr në Hajvali - Video

Një qytetar ka dërguar disa foto dhe një video ku shihet një zjarr i madh, i cili sipas qytetarit është në varrezat serbe në Hajvali.

Siç shihet në videon e dërguar nga qytetari nga zjarri janë krijuar re të dendura tymi.

Zjarri siç shihet në video është fare afër vendbanimit në Hajvali.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.

Kujtojmë se kohëve të fundit ka shumë raste të zjarrëvënieve gjithandej Kosovës dhe kjo është e pazakontë për stinën në të cilën jemi.

Mirëpo për shkak të mungesës së të reshurave dhe thatësisë që është duke mbretëruar në vendin tonë numri i zjarreve është shpeshtuar.

KALLXO.com në  vazhdimësi ka raportuar për zjarret që po shpërthejnë gjithandej Kosovës.

Lajmet mund t`i lexoni duke klikuar në LINK