Zaev Sot Viziton Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Zaev do të takojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës,  presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.