Xhemajlaj Shpjegon Rënien e Votave për NISMA-n në Drenas

Isa Xhemajlaj në debatin ‘Jeta në Kosovë’, u përball me kundërkandidatin nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci.

Pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve në Drenas më 4 dhjetor, më të votuarit dolën kandidatët e PDK-së dhe NISMA-s që do të garojnë në balotazh.

Megjithatë, KALLXO.com ka analizuar se këto dy parti kanë shënuar rënie të madhe në numër të votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara në këtë komunë.

http://kallxo.com/dallimi-ne-vota-nisma-s-2013-2016/

Këtë rënie Xhemajlaj e sheh si të pritshme sepse, sipas tij, zgjedhjet nuk kanë qenë mjaftueshëm të reklamuara për të nxitur qytetarët që të dalin në votim.

“Mendoj që nuk ka pasë asnjëherë gjashtë kandidatë që është shpërndarë vota. Numri i madh i kandidatëve e bën shpërndarjen, ndoshta nuk kemi mujt edhe mi kontaktu votuesin. Nuk kemi mundur t’i bindim votuesit që të dalin në zgjedhje”, tha Xhemajlaj.

Këto deklarata Xhemajlaj i dha në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kundër kandidatin e tij, me të cilin shkoi në balotazh për kryetar të komunës.

Balotazhi për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 18 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Isa Xhemajlaj (NISMA) të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 4 dhjetor.

Debatin e plotë Lladrovci- Xhemajlaj mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: