Albin Kurti dhe Isa Mustafa Foto: Haki Abazi FB
VV e LDK afrohen 'për qeverisje të re e cilësore'
25.9.2018 - 15:22
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar fotografi nga takimi i sotëm me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kurti shkruan se janë të gatshëm të koordinojnë bashkëpunimin opozitarë ndërmjet LDK-së dhe VV.
Madje Kurti shkruan se Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.
KALLXO.com raportoi më herët për takimin e tyre. LDK-ja ka refuzuar të marrë pjesë në protestën e së shtunës që është ftuar nga LVV.
Statusi i plotë i Albin Kurtit:
Të gatshëm të koordinojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë. Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.