Ilustrim

Vushtrri, dy djemtë e rrahin nënën e tyre

 

Një grua është sulmuar nga dy djemtë e saj në Vushtrri. Siç njofton Policia dy të dyshuarit në gjendje të dehur e kanë sulmuar nënën e tyre e cila pas sulmit së bashku me vajzën e saj janë dërgur në strehimore.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se dy djemtë e saj meshkuj K-shqiptar pasi që janë dehur kanë ushtuar dhunë fizike ndaj saj. Të dyshuarit janë arrestuar. Viktima së bashku me vajzë e saj tetë vjeçare është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.