Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq - REL

Vuçiq: Nuk dua të bie në gjunjë dhe të pranoj Kosovën shtet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se se ka guximin politik për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe se “do të ketë paqe derisa dikush fizikisht sulmon serbët në Kosovë”.

“Paqja do të jetë derisa dikush do të sulmojë serbët fizikisht dhe do t’i vrasë ata, atëherë nuk mund ta përballojë atë”, tha Vuçiç.

Vuçiq tha se ai vetë e mori përsipër zgjidhjen e çështjes së Kosovës si punë të tij dhe se qeveria serbe e autorizoi atë për të negociuar, raporton b92.

“Ata duan konsolidimin e plotë të shtetit të tyre që ata krijuan në vitin 2008.Nuk është problem për mua që të gjunjëzohem përpara zyrtarëve të botës për ta pranuar këtë, por s’dua të të bie në gjunjë dhe të kërkojë falje nëse kjo nuk është dëshirë e popullit tonë. Detyra ime është të tregoj respekt për të gjithë këta njerëz, por kurrë të mos e shkatërroj vendin dhe popullin tim”, tha Vuçiq.