Vrasja në Hajvali Ndodhi për Tokë

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Shkaku i këtij incidenti ka ardhur pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor,” tha Ahmeti.

Në këtë fshat të Prishtinës mbrëmë rreth orës 19:00 një person vdiq pasi u ther me thikë.

Ahmeti tregoi se i dyshuari për këtë vrasje dhe viktima kanë lidhje familjare.

Ajo bëri të ditur  se mjeti me të cilin është therur viktima është sekuestruar nga ana e policisë dhe personi i dyshuar për vrasje është arrestuar.

KALLXO.com shkroi dje për këtë ngjarje të rëndë.

http://kallxo.com/vritet-nje-person-ne-hajvali/