Ilustrim

Vrasja në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar për KALLXO.com vrasjen e një të riu me inicialet M. A. Mesditën e sotme në Ferizaj.

Sipas Jasharit një person i dyshuar me inicialet Sh. R. është arrestuar si i dyshuar për rastin.

“Rreth orës 12:30 në rrugën Ahmet Kaqiku, ka ndodhur një vrasje. Viktima është i moshës madhore rreth 25 vjeçar me inicialet M.A. I dyshuari me inicialet Sh. R. është arrestua nga ana e Policisë dhe tani është në stacionin policor në Ferizaj”, ka thënë kryeprokurori Jashari.

Sipas tij, ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

“Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, tani jemi duke u marrë me rastin dhe për gjithçka do e informojmë opinionin me kohë”, ka thënë Jashari.

Një person rreth moshës 25 vjeçare është vrarë në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj ka ndodhur një vrasje, ku ka humbur jetën një mashkull rreth moshës 25-30 vjeçare. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe një person të lënduar”, tha zëdhënësi Agim Gashi.

Gashi tha për se në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes. Ai tha se Policia është duke e hetuar rastin.

https://kallxo.com/vritet-nje-i-ri-ne-ferizaj/

.