Prokuroria Themelore në Ferizaj

Kryeprokurori Jashari e konfirmon se gruaja e dhunuar në Ferizaj është me probleme mendore

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se gruaja që po dyshohet se u dhunua seksualisht dhe më pas ka mbetur shtatzënë është me probleme mendore.

“Po, është e vërtetë”- ka thënë Jashari i pyetur nga KALLXO.com nëse viktima është me probleme mendore.

Ndërkaq, Policia ka thënë se për këtë rast janë njoftuar në orët e para të ditës së djeshme.

Tutje në njoftim policor është thënë se viktima më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.

Po ashtu është treguar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.

Detaje nga rasti ku po dyshohet se është dhunuar një grua në Ferizaj