
Prokuroria Themelore në Ferizaj
Detaje nga rasti ku po dyshohet se është dhunuar një grua në Ferizaj
Një rast i dhunimit seksual po dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, një ankuese ka raportuar se viktima është shfrytëzuar seksualisht nga persona të panjohur, dhe e njëjta më pas ka mbetur shtatzënë.
KALLXO.com ka kontaktuar me kryeprokurorin e Ferizajt, Shukri Jashari dhe ai ka treguar se viktima është e moshës madhore.
Ai po ashtu ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar apo të arrestuar.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka thënë se për këtë rast janë njoftuar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, rreth orës 04:35.
Tutje në njoftim policor është thënë se viktima më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.
Po ashtu është treguar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.