Gramoz Aliu - Mozzik. Foto: Instagram

Reperit Mozzik i hapet rast në Polici, po dyshohet për kanosje

Policia e Kosovës mbrëmjen e së martës ka ndaluar reperin Gramoz Aliu, i njohur në publik si Mozzik.

Ai po dyshohet se ka kanosur një person.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

“Ai është intervistuar, dhe është liruar në procedurë të rregullt” – ka thënë Jashari për KALLXO.com.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 16 maj 2023 dhe se ndaj tij është hapur një rast për kanosje.

Jashari gjithashtu ka treguar se për këtë rast është sekuestruar edhe një armë.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për ngjarjen, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.