Vizitë Jetës së Parë të 2016-ës

Ajo shoqërohej nga zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, ndërsa para se të vizitonte lehonën dhe të lindurin e parë, u takua me drejtorin e QKUK-së Curr Gjocajn dhe drejtoreshën e Klinikës së Gjinekologjisë Myrvete Paçarada.

“Jemi këtu në Qendrën Klinike Universitare, në klinikën e Gjinekologjisë. Kam ardhur këtu që ta përcjellim traditën tonë të përvjetshme që të vizitojmë fëmijën e parë të lindur,” tha Jahjaga.

Foshnja e parë e këtij viti është djalë, ndërsa atë e ka lindur Jetmira Sopjani.

“Po ashtu vizitova edhe nënën Jetmirën e cila kishte kaluar një lindje të mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e urova për lindjen e fëmijës. Bebes së vogël i dëshirova jetë të gjatë, fat, shëndet dhe gëzime në jetën e tij së bashku me gjithë familjen e tij,” tha Jahjaga pas vizitës.