Visar Ymeri pas votimit

Visar Ymeri: Vota e Rëndësishme për Jetën e Përditshme

Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha sot pasi votoi në Shkollën “Faik Konica” se vota e sotme është e rëndësishme.

“Duke e ditur rëndësinë e zgjedhjeve lokale, duke e ditur rëndësinë e pushtetit lokal për sa i përket jetës sonë të përditshme, qytetarët të bëhen bashkë që komunat e tyre dhe komuna ku jemi sot- Komuna e Prishtinës të mirëqeveriset”, tha Ymeri.

Ai ftoi qytetarët që masivisht të dalin në zgjedhje.

Sot në Kosovë është duke u zhvilluar balotazhi në 19 komuna.