Foto: Instituti per Politika Sociale "Musine Kokalari"

Visar Ymeri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, i udhëhequr nga Visar Ymeri, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës të nënshkruar nga Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit.

Në njoftim thuhet ky memorandum përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale”, thuhet në njoftim.