VIDEO: Vozitje e Rrezikshme në Qendër të Prishtinës

Sipas një incizimi të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar ngjarja ka ndodhur në udhëkryqin në mes të Katedrales “Nënë Tereza” dhe Fakultetit Filologjik, në qendër të Prishtinës.

Sipas qytetarit, shoferi ishte duke shkuar rrugës “Xhorxh Bush” dhe në momentin që ka parë policët që po ndalonin taksistët ilegalë te stacioni para ndërtesës së Radio Kosovës është kthyer prapa dhe ka ecur nëpër trotuar në rrugën “Eqrem Çabej” dhe në drejtim të kundërt me kahun e rrugës, duke i rrezikuar kalimtarët e rastit.

KALLXO.com ka publikuar edhe një vozitje tjetër të rrezikshme në kryeqytet.

VIDEO: Vozitje Garash në Rrugët e Prishtinës