300 gjobë dhe 3 muaj pa patentë shofer - voziti 120 km/orë në rrugën ku maksimumi ishte 50

Një 19-vjeçar është dënuar me gjobë 300 euro dhe heqje të patentë shoferit për tre muaji pasi që ka vozitur me shpejtësi 119 km/h në rrugën në të cilën shpejtësia e lejuar maksimale ishte 50 km/h.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Policia ka kërkuar që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.