Fotografi nga rruga e cila është duke u punuar në PRishtinë, Foto: KALLXO.com

Video: Punimet në rrugë, bllokojnë kombin

Një kombi ka mbetur në rrugë pranë shtëpisë së shëndetit më saktësisht në udhëkryqin e OSBE-së, në Prishtinë.

Sipas një videoje dhe disa fotografive të dërguara nga një qytetar në KALLXO.com, shihet se kombi ka mbetur në rrugë për shkak të gjendjes jo të mirë të rrugës.

Në video-incizimet shihet se, si pasojë e punimeve në rrugën e udhëkryqit afër OSBE-së, kombi nuk ka arritur të qarkullojë.

Po ashtu në pamje mund të shihni se si vullnetarë kanë provuar ta largojnë kombin nga kjo rrugë por duke mos rezultuar me sukses.