Veseli thotë se ka nisur iniciativën për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka pritur në një takim kryeprokurorin e shtetit, Alkesandër Lumezi, anëtarët e Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur dhe përfaqësues të organizatave jo- qeveritare që kanë punuar në fushën e drejtësisë tranzicionale.

Qëllimi i takimit, sipas Veselit ishte krijimi i një Gjykate Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm. Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm”, shkroi ai në “Facebook”.

Sipas kryeparlamentarit, iniciativa për krijimin e Gjykatës tashmë ka filluar.

“Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim. Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Veselit në “Facebook”:

 

Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm. Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta…

Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 2 mai 2019