Veseli: Taksa mos të përdoret për konsum të brendshëm - VIDEO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha sot se çdo mesazh i delegacionit amerikan që ishin për vizitë në Kosovë ditë më parë, paraqet qëndrimet e ShBA-së.

“E kam takuar këtë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, janë njerëz të afërt të Trumpit, cdo mesazh cdo përgjigje dhe ëdo qëndrim i ShBA-së duhet të jetë qëndrim edhe i Kosovës, ajo çfarë ne duhet të bëjmë bashkë është mos ta dramatizojmë situatën për konsum të brendëhsëm, qoftë me situatën për dialog por edhe me tarifën, ato duhet t’i shërbejnë ballafaqimit me Serbinë”, tha Veseli.

Ai shtoi se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe nuk duhet të përdoret për interesa personale.

“Po e them këtë për faktin se shumë gjëra që janë duke ndodhur aktualisht këto muajt e fundit më tepër po shfrytëzohen për garë të brendshme dhe po i dëmtojmë qytetarët tonë. Ne se kemi përballë Amerikën, por duhet të jemi në krahë me ta dhe një qëndrim dhe një veprim”, tha Veseli.