Kadri Veseli, kryetar i PDK-së
Veseli: Hilmi Haradinajn e njoha kur po krijonim UÇK-në
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se lajmi për vdekjen e Hilmi Haradinajt e ka pikëlluar shumë.
Për të ndjerin ka thënë se e ka njohur në ditët e vështira për Kosovën.
Ky është postimi i plotë i Veselit në profilin e tij në “Facebook”:
“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës.”