
Babimost,- Foto: KALLXO.com
Versioni i Policisë për Vdekjet në Babimost
50 vjeçarja me inicialet G. M është varur me litar nga burri i saj 55 vjeçari me inicialet B. M, ndërsa më pas ky i fundit me një thikë ka kryer vetëvrasje.
Këto janë detajet që policia i ka dhënë për ngjarjen e mbrëmshme në Babimost të Obiliqit.
Mbrëmë rreth orës 21:00 policia ka marrë informacion se në Babimost të Obiliqit, një burrë dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.
Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
50 vjeçarja me inicialet G. M. 50 dhe 55 vjeçari me inicialet B. M, janë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tyre.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.
“Hetuesit rajonalë për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policorë të stacionit të Obiliqit në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë intervistuar dëshmitarët, testuar të gjitha dritaret të cilat kanë qenë të mbyllura, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur dhe supozohet se nuk ka pasur hyrje të dhunshme në shtëpi, deri në momentin e hyrjes nga dëshmitarit.
“Bazuar në hetimin preliminar të kryer (nga prokuroria, hetuesit rajonalë dhe krimteknika si dhe deklaratat e dëshmitarëve) është ngritur versioni se fillimisht G. M. është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj (B. M.) dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të ftohtë (thikë), e cila edhe është gjetur në afërsi të tij”, thuhet më tutje në njoftim.
Në njoftim theksohet fakti se nga informacionet fillestare qe posedon policia, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari vuante nga probleme psikike për një periudhë të gjatë.
“Ky version mund të përforcohet apo të ndryshojë pas autopsisë, ekzaminimit të dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes dhe rezultatit të hetimeve që po zhvillohen”, thuhet në njoftim.
KALLXO.com mbrëmë raportoi në lidhje me këtë rast.
http://kallxo.com/dy-qytetare-serbe-gjenden-te-vdekur-afer-obiliqit/
http://kallxo.com/babimost-policia-mban-te-bllokuar-shtepine-ku-u-gjeten-personat-e-vdekur/
Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se prokuroria ka nisur hetime intensive në lidhje me rastin.
http://kallxo.com/po-hetohet-intensivisht-vdekja-e-dy-personave-ne-babimost/