Foto-ilustrim

Dy Qytetarë Serbë Gjenden të Vdekur Afër Obiliqit

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimost të Obiliqit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas zëdhënësit të Policisë, këta dy persona, njëri i gjinisë mashkullore e tjetri i gjinisë femërore, janë gjetur të vdekur sonte rreth orës 20:45 në fshatin Babimost.

Kelani tha se viktimat janë qytetarë të nacionalitetit serb.

“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave. Ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”, ka thënë Baki Kelani për KALLXO.com.