Aksident trafiku - Foto: Rtv21

Vdes pasi vetaksidentohet me veturë

Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një vetë aksident në fshatin Llapnasellë afër Prishtinës.

Policia me anë të raportit ditor ka njoftuar se orët e para të mëngjesit të djeshëm ka marrë informatë në lidhje me një aksident në fshatin Llapnasellë.

Sipas raportit policor, i dyshuari për derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit i dyshuari ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra ndërsa dy pasagjerët që ishin me të kanë pësuar lëndime trupore.

Dy të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.