Prishtina | Foto: KALLXO.com
Vdes një Grua në “Mati 1”
22.7.2017 - 18:56
Një grua ka mbetur e vdekur në skaj të rrugës në Lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori kompetent dhe zyrtarë të mjekësisë ligjore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, për rtv21.tv ka thënë se ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së saj.
“Trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Presim konfirmimin nga ana e ekspertit mjekoligjor lidhur me shkaktarin e vdekjes”, ka deklaruar ai.