Vdes e aksidentuara e dytë në 'Rrugën B'

Ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë nga aksidenti i cili ka ndodhur më 22 tetor në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK se ka ndërruar jetë viktima e dytë F.R, 23 vjeçare”, tha Ahmeti për KALLXO.com

Në aksidentin që ka ndodhur më 22 tetor, një veturë e tipit BMW kishte goditur dy këmbësore.

E aksidentuara e parë L.A, 30 vjeçare kishte vdekur rreth orës 22:10 në ditën  kur kishte ndodhur aksidenti.

https://kallxo.com/vdes-njera-nga-dy-te-aksidentuarat-ne-rrugen-b/

Gjykata Themelore në Prishtinë me 24 tetor i ka caktuar masën e paraburgimit  për një muaj shoferit të automjetit i cili goditi dy këmbësoret.

https://kallxo.com/paraburgim-vozitesit-per-aksidentin-ne-rrugen-b-ku-vdiq-nje-vajze/

KALLXO.com ka raportuar për aksidentin në “Rrugën B”.

https://kallxo.com/vetura-godet-dy-gra-ne-rrugen-b/