Ilustrim

Vdes 49 vjeçari në Pejë, e zë muri gjatë prishjes së garazhës

Një person në Pejë ka vdekur sot rreth orës 15:00 pasi të njëjtin e ka zënë muri i garazhës të cilën ishte duke e prishur.

Policia në Rajonin e Pejës ka njoftuar se rreth orës 15:00, policia është njoftuar se viktimën në fshatin Vrellë të Istogut e ka zënë muri.

Sipas policisë, viktima është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës, por ekipi mjekësor ka konstatuar se se viktima Q.B., 49 vjeçar ka arritur në spital pa shenja jete.

Njësitet policore në Istog kanë dal në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rast dhe po punojnë për të hetuar rastin i cili është cilësuar si hetim i vdekjes.