Vdes 25 vjeçari pasi vetaksidentohet në Istog të Poshtëm

Një person i moshës 25 vjeçare ka vdekur si pasojë një vetaksidenti i cili ka ndodhur sot në fshatin Istog të Poshtëm.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës vetaksidenti ka ndodhur kur kamioneta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka vdekur viktima.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:35 në fshatin Istog të Poshtëm, si pasojë e aksidentit ka vdekur një person viti i lindjes 93, Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave një kamionet ka dalë nga rruga ku si pasojë ka vdekur shoferi. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me urdhër të tij, dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është lejuar për ceremoni mortore”, ka thënë Rugova për KALLXO.com.