Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një qendër votimi në Drenas - Foto: Atdhe Mulla

Valdete Daka: Zgjedhjet po Shkojnë Mirë

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka vizituar qendrën e votimit në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas për të parë ecurinë e votimeve.

Sipas saj, gjithçka po shkon mirë.

Rreth raportimeve për disa vonesa ne disa qendra, Daka tha se jemi njerëz dhe mund të ketë vonesa të tilla të vogla. “Përgatitjet janë bërë nga ne dhe nuk raportohen të ketë ndonjë problem deri më tani”, tha kryetarja e KQZ-së.

Ajo, gjithashtu, ftoi votuesit që ta shfrytëzojne të drejtën e tyre dhe të dalin në zgjedhje.

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

http://kallxo.com/hapen-kutite-e-votimit-ne-drenas/