Foto-ilustrim

Tre të Arrestuar për të Shtëna në Ahengje

Gjatë dy ditëve të fundit, sipas raportit policor, janë evidentuar tri raste të të shtënave me armë nëpër ahengje familjare.

Policia Rajonale e Mitrovicës njofton se ka konfiskuar tri armë zjarri në tre lokacione të ndryshme ku disa persona kanë përdorur armët nëpër ahengje.

Rasti i parë është raportuar në një aheng në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku policia ka konfiskuar një armë pistoletë si dhe ka arrestuar personin e dyshuar për përdorim të armës.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është raportuar në Skenderaj, ku gjithashtu njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku ishin dëgjuar të shtëna në aheng duke arrestuar të dyshuarin për këto të shtëna.

Edhe në Vushtrri një person është arrestuar dhe atij i është konfiskuar një armë gjuetie për të njëjtën arsye.

Sipas policisë, pas procedurave intervistuese tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Të shtënat nëpër ahenge, dasma e gëzime nuk janë të rralla gjatë verës në Kosovë.

http://kallxo.com/diten-e-dasmes-e-kalojne-ne-stacionin-policor/

http://kallxo.com/arrestohet-dhe-lirohet-per-te-shtena-ne-aheng/

http://kallxo.com/gjuajne-arme-ne-dasme-arrestohen-dy-persona/