Tragjedia në Maqedoni, Qeveria e Kosovës e nis punën me 1 minutë heshtje

Së paku 13 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar në një aksident në autostradën Shkup-Tetovë, pasi rrokullisjes së një autobusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se shtatë nga ta kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa gjashtë kanë vdekur në spital. Krerët e lartë shtetëror u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ndërkaq, sot Qeveria e Kosovës ka filluar punën me një minutë heshtje.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup.”, ka bërë të ditur kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:30.