Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 10, në Autostradën “Ibrahim Rugova” një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostraden “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kane marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për KALLXO.com.

Ai ka thënë se hetimet e mëtutjeshme për shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodh aksidenti janë duke u bërë nga Njësitet kompetente policore.