Ilustrim. Foto: Kallxo.com

Tomë Gashi mohon se Sylejman Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale

Avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë apo njoftim se klienti i tij, ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale.

“E kam parë lajmin që ka qarkulluar në media por unë deri më tani asnjë njoftim dhe asnjë ftesë nuk kam pranuar nga Gjykata Speciale lidhur me këtë çështje”, tha për KALLXO.com avokati Gashi.

Avokati Tomë Gashi është pyetur pasi në media të ndryshme kanë qarkulluar informacione kinse komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar për t’u intervistuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Sylejman Selimi aktualisht është duke u mbajtur në burg pasi është dënuar për krime lufte.

https://kallxo.com/sylejman-selimi-kthehet-ne-burg/

https://kallxo.com/supremja-cakton-seance-per-selimin-lushtakun-e-demakun/

www.kallxo.com