Ilustrim

Therje me thikë e rrahje në Prishtinë e Lipjan

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur dy raste ku viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Njëri ka ndodhur në sheshin e Prishtinës, ku viktima është therur me thikë, ndërsa tjetri ka ndodhur në Lipjan, ku viktima është rrahur.

Sips raportit të policisë, në sheshin “Nëna Terezë”, dje rreth orës 11:00 një mashkull është  është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë, thikë, nga një mashkull tjetër.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore  dhe është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jete”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se nuk ka të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Poashtu, një tjetër rast ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Dobrajë e Madhe, komuna e Lipjanit, ku dy meshkuj kanë sulmuar viktimën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme  kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor ne QKUK”, thuhet në raport.

Sipas raportit, me vendim  të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.