Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I dyshuari për shpërndarje të kokainës vetaksidentohet gjatë ikjes nga Policia

Një person në Prizren është arrestuar pasi i ishte gjetur sasi e lëndës narkotike si dhe armë, por gjatë aksionit për kapjen e tij, i dyshuari dhe zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, njësia për hetimin e narkotikëve kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin mashkull kosovar me veturën e tij, por i njëjti në sinjalizimin për ndalje nuk është ndalur dhe gjatë ikjes duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka shkaktuar vetaksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dhe zyrtarë policor gjatë ndjekjes së të dyshuarit në teren të papërshtatshëm kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Tutje, policia në raport thekson se i dyshuari pas përpjekjeve policore është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 2.24 gram.

“Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar tri lokacione ku në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar një armë revolver pa fishekë, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 67.07 gram”- thuhet me tej në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.