Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhunë ndaj gruas në Prizren

I dyshuari për dhunë ndaj gruas së tij është ndaluar për 48 orë nga Policia.

Veprimet e Policisë erdhën pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku i dyshuari shihet duke ushtruar dhunë brutale ndaj gruas.

“Posa është parë video- regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima” – ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai shtoi se policia i ka lokalizuar dhe të dy janë intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngaqë i dyshuari dhe viktima janë çift dhe bashkëjetojnë.

“Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit, nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj” – ka thënë Gashi.

Dhuna në Prizren, burrë e grua po intervistohen nga Policia e Kosovës