Rastet e dhunës në familje të raportuara në 24 orë, të dyshuarit burra

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar për katër raste të dhunës në familje.

Rastet janë shënuar një në Deçan, dy në Pejë dhe një në Gjakovë.

Të gjithë të dyshuarit për këto raste janë burra.

Në Pejë janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Rasti i parë është raportuar më 16.06.2024 në të cilin është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndajë gruas së tij që nga martesa.

Sipas Policisë, viktima ka shkuar të jetojë te prindërit e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër është raportuar 19.06.2024 në orën 21:20. Ankuesi ka raportuar se vëllai i tij dyshohet për një kohë të gjatë po shkakton probleme në shtëpi duke i ofenduar dhe kërcënuar pasi që i njëjti është konsumues i alkoolit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Në Deçan më 19.06.2024 është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht me një shkop druri bashkëshorten e tij.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të prokurorit është dërguar në mbajte.

Në Gjakovë më 19.06.2024 në orën 14:00 është raportuar një rast tjetër i dhunës, nga viktima grua. I dyshuari është bashkëshorti i saj. Sipas Policisë i dyshuari në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme.
Në njoftim thuhet se viktima kishte refuzuar urdhër mbrojtës dhe ishte kthyer te fëmijët. I dyshuari deri në këto momente nuk është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë, thuhet në njoftimin e Policisë.