Foto e Atdhe Mullës nga zgjedhja e Thaçit President

Thaçi Uron Veselin

Thaçi me anë të një postimi në Facebook vlerësoi fitoren e Veselit si një afrim të Kosovës me BE-në dhe NATO-n.

“Kam besim se ju z.Veseli dhe lidershipi i PDK-së do të forconi institucionet, do të thelloni me tutje reformat demokratike, do ta fuqizoni unitetin e vendit, kohezionin qytetar si dhe dialogun ndërpartiak, dhe do ta afroni edhe më shpejt Kosovën në NATO dhe BE,” deklaroi Thaçi.

Edhe Veseli në fjalimin e tij pas zgjedhjes kryetar u zotua se do ta çojë Kosovën më afër Perëndimit, sepse sipas tij kemi gjene perëndimore.

http://kallxo.com/veseli-kemi-gjen-perendimor/

Presidenti Thaçi u shpreh krenar edhe për vitet sa udhëhoqi PDK-në.

“Kam udhëhequr me krenari PDK-në mbi 16 vjet, para se të bëhem President i Republikës. Sot ndihem shumë mirë kur shoh tranzicionin e suksesshëm në lidershipin e PDK-së. Urime juve dhe anëtarësisë së PDK-së në hapjen e një kapitulli të ri,”shkroi Thaçi.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, u zgjodh sot kryetar i PDK-së, si kandidat i vetëm dhe pa asnjë votë kundër.

Veselin për zgjedhjen e uroi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.