Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi niset drejt Malit të Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ai përmes një statusi në Facebook tregoi se është nisur për në Podgoricë për tu takuar me homologun malazez.

“Rrugës për në Podgoricë, për një drekë pune me presidentin Gjukanoviq. Raportet e mira fqinjësore janë mesazhi më i mirë për paqen, stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të rajonit tone”, shkroi Thaçi.