Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbërrin në Kosovë

Tony Blair arrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair ka nisur vizitën e tij në Kosovë.

Ai është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani rreth orës 09:00.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbërrin në Kosovë

Pas takimit Blair dhe Osmani pritet të deklarohen për media.

Vizita e Blair po ndodh më 10.06.2024, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Përveç Osmanit, Blair pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa në ora 10:00 pritett’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Blair, në kuadër të kësaj vizite do të pritet në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ish-kryeministrit britanik do t’i ndahet “Çelësi i qytetit” nga kryetari Rama.