Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Thaçi: Nëse opozita e pengon marrëveshjen Kosovë-Serbi do të organizojmë referendum

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci tha se nuk ka të drejtë kushtetuese që të jetë pjesë e Kuvendit sepse nëse shkon në debate siç deklaroi ai, do t’i ‘vlojë barku’ dhe do detyrohet të sqarojë.

Ai theksoi se një grup opozitar nuk do ta ndalojë marrëveshjen Kosovë-Serbi sepse në këtë rast atëherë do të përdoret referendumi.

“Nuk kam të drejtë kushtetuese të jem pjesë e Kuvendit mirëpo kur je në parlament të vlon barku edhe duhet me u ngrit e me sqaru. Në rast se arrihet marrëveshja historike Kosovë-Serbi dhe jemi të bindur se është në interes të shtetit dhe jemi në koordinim me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian nuk do të mundet një grup i caktuar ta mbaj peng këtë proces sepse do të organizojmë referendum dhe pyetja do të jetë shumë e qartë për qytetarët, jeni në favor të arritjes së kësaj marrëveshje për anëtarësim në Bashkimin Evropian po apo jo”, tha Thaçi.