Foto: Kallxo.com

Thaçi i shpreh ngushëllime familjes së policit të gjetur në Lepenc

Pas gjetjes së njërit nga policët e zhdukur në Lumin Lepenc, Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, shkroi Thaçi në facebook.

KALLXO.com shfaqi pamjet e momentit kur u gjet polici në ujërat e lumit, ndërsa Ministria e FSK-së njoftoi se trupi i gjetur është i policit Malsor Dashi.

http://kallxo.com/mfsk-tregon-emrin-e-policit-te-gjetur-ne-lepenc/

Dy policët ranë me makinën e tyre zyrtare në ujërat e lumit të shtunën.