Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke vendosur lule në varrin e Adem Demaçit, Foto: KALLXO.com

Thaçi e quan 'fake news' shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk dëshiron t’i komentojë opinionet për shkëmbim të territoreve të Kosovës me Serbinë.

Megjithatë, Thaçi shtoi se ka shumë “fake news” që po publikohen lidhur me këtë temë.

“Kërkoj nga të gjitha institucionet e Kosovës të përfshihen në konsensus të gjerë për dialogun me Serbinë. Ne kemi për qëllim që nga dialogu të dilet më njohje formale të dy vendeve dhe Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Ky dialog nuk nënkupton se kush kë do ta mund”, deklaroi presidenti Thaçi.

Këto komente Thaçi i ka bërë pas homazheve që i ka bërë në varrin e Adem Demaçit, i cili ka vdekur të enjten, në moshën 82 vjeçare.