Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi: BE dhe ShBA e mbështesin arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Para Samitit të Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me zëvendëskryeministrin Pacolli, janë takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Thaçi ka deklaruar se Kosova e ka përkrahjen e Bashkimit Europian, ShBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Europës.

“Ne diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku”, është shprehur Thaçi.