Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Tetë të Arrestuar në Prizren e Pejë për Prostitucion

Tetë persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë kryer veprën detyrim në prostitucion.

Sipas raportit të policisë katër persona janë arrestuar dje në Prizren dhe katër të tjerë në Pejë.

Në raportin e policisë thuhet se tre nga të arrestuarve në Prizren me vendim të prokurorit u është caktuar ndalimi policor, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa dy të arrestuarve në Pejë u është caktuar ndalimi policor, e  dy të tjerë janë liruar.