Ilustrim

Tentim vjedhje në Suharekë, policia identifikon pesë të dyshuar

Një tentim vjedhje ka ndodhur mbrëmë në Suharekë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima e rastit ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar të vjedhin veturën e tij.

Tutje, policia ka bërë të ditur se njësiti patrullues ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa tre të tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas intevistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.