Teatri i Gjilanit gati për premierën ‘Shfaqja që shkon keq’

Premiera e komedisë “Shfaqja që shkon keq” sipas Henry Lewis dhe Jonathan Sayer, me regji të Ilir Bokshit, ngjitet sot në skenën e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Shfaqja jepet duke filluar nga ora 20:00, ndërsa rrëfen peripecinë e disa amatorëve dhe përpjekjen e tyre për të ndërtuar një shfaqje teatrale.

Shfaqja përcjellet më shumë skena komike ankth, e siklet, por me një veprim fantastik dhe lojë të shkëlqyer, qëllimi i së cilës është që ta çojnë në fund shfaqjen e tyre.

Në shfaqje luajnë : Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi Alban Shahiqi, Safete Mustafa, Gani Rrahmani, Avni Shkodra.

Skenografia dhe kostumet janë bërë nga Bekim Korça, kurse asistent regjie është Ali Demi.